Flash News

KRYESORE

Lazarati i rikthehet ‘kohës’ së vjetër

Lazarati i rikthehet ‘kohës’ së vjetër

Kujtojmë se pak vite më parë, në Lazarat të Gjirokastrës policia e Shtetit bëri një ndërhyrje e cila do të ngelet gjatë në kujtesën e lazaratasve por jo vetëm. Megjithatë në këtë fshat duket se është rikthyer përsëri mbjellja e lëndëve narkotike.

Gjatë ditës së djeshme efektivët e policisë kanë zbulua një parcelë më bimë narkotike në kopshtin pranë banesës së një 69-vjeçari me iniciale A.P.

Bëhet e ditur se në parcelë janë gjetur 15 bimë kanabisi me lartësi nga 100 deri në 170 cm, ndërsa ndaj 69-vjeçarit ka nisur hetimi për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike. Materialet hetimore ndaj A.P. iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës. 

Të fundit