Flash News

KRYESORE

Lazio mposht Juventusin, Interi mbetet i pari në Itali!

Lazio mposht Juventusin, Interi mbetet i pari në Itali!

Lazio e madhe! Skuadra e Thomas Strakoshës sonte mposhti 3-1 Juventusin në shtëpi në një ndeshje super emocionuese! Kjo fitore ndihmoi sidomos Interin, skuadër e cila mbetet e para në tabelën e renditjes në Serie A, pas këtij dështimi të "Zonjës së vjetër".

Cristiano Ronaldo shënoi golin e parë të takimit që në minutën e 25-të, por dominimi i Juventusit nuk zgjati pak. Qarkullimi i topit nuk i ndihmoi djemtë e Sarrit për të fituar 3 pikët. Vlen për t'u pritur një pritje spektakolare nga Strakosha pas një gjuajtje nga Dybala.

Lazio barazoi rezultatin në të 44' me Luis Felipen, lojtar i cili po manifeston javë pas jave një rritje të jashtëzakonshme, edhe pse nuk po flasim për një talent të ri në moshë. Milinkovic-Savic gjeti golin e dytë për Lazion, duke realizuar edhe përmbysjen.

Për të qetësuar tifozët kryeqyetas mendoi Caicedo në sekondat e fundit të takimit. Kujtojmë dhe humbjen e penalltisë nga sulmuesi Immobile. Kështu, Lazio fitoi 3-1 dhe kjo është një natë feste edhe për Interin.

Të fundit