Flash News

KRYESORE

LDK dhe LVV e bëjnë të qartë se qeverinë e bëjnë vetëm me njëra-tjetrën

LDK dhe LVV e bëjnë të qartë se qeverinë e

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se forca politike që ajo përfaqëson do ta bëjë qeverinë vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje, ose me asnjë tjetër.

“Në kryesi të LDK-së është përcaktuar qartë dhe unanimisht që LDK-ja negocion vetëm me Vetëvendosjen për një qeveri të ardhshme ashtu siç kemi bërë deri tani.

E kemi shprehur qartë që në asnjë mënyrë nuk kemi një opsion B. Kemi dalë para qytetarëve me një opsion dhe ky është i vetmi për të cilin po punojmë”, tha Osmani, që shtoi se bashkëpunimi me ndonjë parti tjetër nuk do të ishte në të mirë të vendit.

Kurse nënkryetarja e parlamentit nga LVV-ja, Arbërie Nagavci u shpreh gjithashtu se alternativa e vetme për koalicion është LDK-ja. Sipas saj populli ka vendosur që këto dy parti të bëjnë qeverinë dhe se i mandatuari Albin Kurti pritet që ta bëjë qeverinë brenda afatit 15 ditësh e të mos ketë nevojë për shtyrje.

Të fundit