Flash News

KRYESORE

Lë bashkëshortin pas dore për vajzën? Suada Sherifi: Nuk jam nga ato mama

Lë bashkëshortin pas dore për vajzën? Suada Sherifi: Nuk jam
Ish-miss Shqipëria Suada Sherifi, është bërë nënë rreth dy vite më parë, dhe mbetet po aq e bukur. Dezi është frut i dashurisë me partnerin Eldi Dizdari. Ndodh shpesh që prindërit pas lindjes së fëmijës, sidomos femrat, të përqendrohen vetëm tek rritja e tyre dhe të lënë mënjanë partnerët e tyre. Por duket se me Suadën nuk ka ndodhur kështu. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, të Bieta Sulos, Suada shprehet se marrëdhënia e tyre thjesht është forcuar më shumë dhe bashkëshortin nuk e lë asnjëherë pas dore. “Unë nuk jam nga ato mama që sapo bëhen me fëmijë nuk i kushtojnë vëmendje partnerit. Marrëdhënia jonë vazhdon të jetë njësoj dhe nuk ka ndryshuar fare”, shprehet Suada. Suada përpos rritjes së vogëlushes është aktualisht duke u marrë edhe me një biznes të sajin.
 
View this post on Instagram
 

Sonte ne nje pasdite shume te kendshme me @bietasulo ❤️ #ftesënë5

A post shared by Suada Sherifi (@suadasherifi) on

Të fundit