Flash News

KRYESORE

“Le Iene” komenton videon e rreme që postoi Rama: A është e vlefshme arma apo shkopi kundër koronavirusit?

“Le Iene” komenton videon e rreme që postoi Rama: A
Media italiane “Le Iene” ka komentuar videon që ka postuar Rama në profilin e tij në Facebbok – një video nga Algjeria, për të cilën Rama tha se është policia spanjolle duke iu referuar situatës së krijuar nga koronavirusi – duke e konsideruar mashtrim gjestin e Ramës. “Kryeministri shqiptar Edi Rama po përballet me rastet e para të koronavirusit që shpërtheu në vendin e tij: sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 76. Dhe për të ftuar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, pasi autoritetet kanë miratuar masat kufizuese të kontrollit, Rama ka publikuar një video në Facebook që ka edhe aromën e lajmeve të rreme, por edhe të kërcënimit,”- shkruan 'Le Iene. Media italiane thekson se Rama ndiqet nga 1.2 milionë njerëz në llogarinë e tij në Facebook dhe shkruan se “Video u publikua në 7 Mars në Twitter nga @AlgeriaRevolt dhe e shoqëronte me mbishkrimin: Policia pa dallim rrah sot demonstruesit paqeruajtës dhe kalimtarët në Algjeri.” “Le Iene” gjithashtu ndalon dhe tek mesazhi përmbyllës i Ramës që e konsideron si kërcënim: “Fjalë që duken si kërcënime të vërteta dhe që ju japin bezdi. A është e vlefshme ndonjë armë, qoftë e rreme apo e shkop gome, kundër koronavirusit? Ndërkohë, Rama, pak më parë kërkoi ndjesë për videon por u shpreh se i qëndron 100% fjalëve. 

Të fundit