Flash News

KRYESORE

Le Monde komenton shortin e “Euro 2020”, i kujton Francës humbjen nga Shqipëria

Le Monde komenton shortin e “Euro 2020”, i kujton Francës

Gazeta franceze ‘Le Monde’ ka bërë një analizë të grupit H ku bën pjesë Franca, Truqia, Islanda, Shqipëria, Andora dhe Moldavia.

Media e njohur e cilëson Islandën dhe Turqinë si dy kundërshtarët më të fortë të Francës, për kryesimin e grupit.

“Franca ka një grup që duket mjaft i arritshëm. Islanda është skuadër që mund të hapë probleme. Islandezët u ndeshën me Francën një muaj e gjysmë më parë në një ndeshje miqësore, duke shënuar një barazim (2-2)”, shkruajnë Le Monde.

Sa i takon Turqisë, gazeta franceze sjell në vëmendje faktin se ajo ndodhet në një pozicion të ulet në renditjen e FIFA-s. Duke u ndalur te ekipi jonë kombëtar, Le Monde kujton ndeshjen e 2015-ës, ku Shqipëria i mundi “gjelat’ në një ndeshje miqësore të luajtur në Elbasan Arena. Politiko.al

Të fundit