Flash News

KRYESORE

Le Pen dhe Macron, dy vizione radikalisht të ndryshme për botën

Le Pen dhe Macron, dy vizione radikalisht të ndryshme për botën

Ata kanë një vizion për botën diametralisht të kundërt, me ide shumë të ndryshme për rolin ndërkombëtar të Francës. Megjithatë, rrallë në fushën e politikës së jashtme, përballja ideologjike është totale mes globalizmit të Emmanuel Macron dhe sovranitetit të Marine Le Pen.

“Për Emmanuel Macron, kandidati i globalizimit, është tregtia e lirë, një vizion që mbështetet në besimin në institucionet ndërkombëtare dhe rajonale.

“Marine Le Pen, është krejtësisht kundër. Gramatika e saj ndërkombëtare, është kombi, sovraniteti. Dhe liberalizmi konsiderohet pothuajse si një dështim moral”, thekson Bertrand Badie, specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe profesor në “Sciences Po Paris”.

Sipas rezultatit të zgjedhjeve të dielën në mbrëmje, diplomacia franceze do të jetë radikalisht ndryshe në çështjet për Bashkimin Europian, madhëniet ndërkombëtare dhe mjaft çështje të tjera.

Drejtuesja e ekstremit të djathtë, që mendon ta transformojë BE-në në “Aleancën evropiane të kombeve të lira dhe sovrane”, kërkon të rivendosë kufijtë dhe të negociojë në Bruksel daljen nga zona euro dhe hapësira Shengen. Në përfundim të këtyre negociatave ajo kërkon të organizojë një referendum për qëndrimin në Bashkimin Evropian.

Ndërkoë që evropiani i bindur, Emmanuel Macron propozon të rithemelojë BE-në duke i dhënë dinamizëm çiftiti franko-gjerman dhe duke vendosur një qeverisje më të mirë në zonën euro.

Të fundit