Flash News

KRYESORE

Le Pen sulmohet me vezë gjatë fushatës

Le Pen sulmohet me vezë gjatë fushatës

Kandidatja e ekstremit të djathtë për presidente të Francës, Marine Le Pen, është gjuajtur me vezë, tri ditë para mbajtjes së rundit të dytë të zgjedhjeve. Kjo vjen menjëherë pasi kundërshtari i saj, Emmanuel Macron, u zotua se do ta padiste për shpifje ndaj tij.

Rreth 50 njerëz ishin mbledhur, dhe sapo kandidatja e ekstremit të djathtë kishte arritur në një kompani të anijeve, në qytetitn perëndimor, Dol-de-Bretagne, u sulmua me vezë nga protestuesit që bënin thirrje për largim të fashizmit.

Le Pen gjatë një debati televiziv kishte akuzuar Macronin se kishte llogari ‘offshore’ në Bahama, dhe për këtë, kampi qëndror ka deklaruar se nuk do të hezitojnë të drejtojnë para ligjit këdo që përsërit informata të tilla jo të vërteta.

Të fundit