Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Le Point: Gjermania, ‘bordello’ më e madhe e Evropës; dominojnë edhe vajzat shqiptare
Media franceze ‘Le Point’ ka publikuar një artikull ku e konsideron Gjermaninë si ‘bordellon’ më të madhe të Evropës. Kjo media i referohet të dhënave që tregojnë se në Gjermani ka 3.500 bordello dhe 500 prej tyre janë vetëm në Berlin. Sipas po të njëjtave të dhënave, në këtë shtet janë të paktën 400 mijë punonjëse seksi.
Media franceze thotë se këto punonjëse vijnë kryesisht nga vendet e Evropës lindore, si Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania, por edhe nga Nigeria. Shumica e tyre janë emigrante që nuk kanë as dokumenta të rregullta për të qëndruar.
Shtëpitë publike në Gjermani janë të lejuara, por autoritetet kanë përcaktuar disa masa që duhet të respektohen, siç është deklarimi i ‘profesionit’ nga vajzat dhe dhënia e autorizimit për pronarët e shtëpive.
Shumica e vajzave që vijnë nga Evropa lindore janë viktima të trafikimit.