Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lë Top Channel për institucionin gjerman, drejtuesja e “Pasdite në Top Channel”
Drejtuesja e emisionit “Pasdite në Top Chanel” vetëm për një sezon, Lira Burgija, u njohë gjerësishtë nga shqiptarët. Lira pas shumë vitesh si gazetare, ka braktisur kanalin e rëndësishëm, për të nisur një angazhim të ri në një institucion gjithashtu të rëndësishëm. Ajo do të punojë në Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar GIZ. Kjo shoqëri e mbështetur dhe e financuar drejtpërdrejt nga qeveria gjermane, operon prej vitesh në Shqipëri duke zhvilluar aktivitete të shumta për mbështetjen dhe promovimin e turizmit sidomos rural në vendin tonë e jo vetëm. Përmes aktiviteteve të GIZ shumë shqiptarë janë njohur me pika turistike të paprekura e të papromovuara më herët, duke kthyer vëmendjen e njerëzve në vende shumë të bukura por të harruara. Nuk dimë ende se cila do të jetë detyra e Lirës në këtë shoqëri, por me siguri që në aktivitetin e parë do të dëgjojmë shumë shpejt të flitet për të.