Flash News
Grupi parlamentar i PD dorëzon në Kuvend propozimin: Pensioni të rritet në 300 euro
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
LeCun tregon tri gjëra që duhet të dimë rreth të ardhmes së inteligjencës artificiale
Kompanitë më të mëdha të teknologjisë, nga Google tek Facebook dhe Microsoft janë fokusuar tek inteligjenca artificiale(IA) dhe sesi mund ta inkorporojnë tek produktet e tyre.
Sistemet me inteligjencë artificiale, algoritmet apo teknologjitë te gjurmimi, ende nuk mund të prodhojnë kontekst siç bëjnë njerëzit. Avancime të tilla mund të jenë kritike për Facebook, i cili ka shtuar përpjekjet për të gjurmuar ngacmimin online apo përmbajtjet terroriste në platformë.
“Ka raste të cilat janë shumë të qarta dhe IA mund të përdoret për t’i filtruar ose t’i dërgojë tek moderatorët për të vendosur. Por ka raste të shumta kur diçka përbën gjuhë urrejtje dhe nuk ka një mënyrë për ta gjurmuar vetëm nëse ke një kontekst të gjerë. Për këtë IA nuk është ende gati.” shprehej shefi i IA pranë Facebook, Yann LeCun në një intervistë për Business Insider.
Përpara konferencës, LeCun foli për Business Insider rreth drejtimit që po merr inteligjenca artificiale.
Makineritë duhet të adresojnë konsumin e energjisë që IA të përmirësohet
“Për të kuptuar çfarë ka në një video, të përkthesh atë në tekst apo në një gjuhë tjetër në mënyrë që njerëzit ta kuptojnë kërkon sasi të mëdha fuqie kompjuterike”, thotë LeCun.
Inteligjenca artificiale do të demonstrohet më qartë tek smartphone-ët
Në tre vitet e ardhshme, LeCun beson se smartfonët do të kenë IA të integruar direkt në harduer përmes një procesori të dedikuar i cili do të mundësojë funksione si përkthim në kohë reale të një bisede.
T’iu japësh makinerive një “arsye” është fokusi kryesor i dekadës së ardhshme
Ndërsa njerëzit vazhdimisht mësojnë rreth botës që i rrethon, kompjuterët janë trajnuar për të kryer detyra specifike. Por në mënyrë që IA të ecë përpara duhet perfeksionuar një teknikë e njohur si mësimi i vetë-mbikëqyrur sipas Le-Cun. Me pak fjalë makineritë duhet të mësojnë vetë sesi bota funksionon në vend që t’u mësohet çdo gjë.