Flash News

KRYESORE

Ledri Vula tregon pengun më të madh në jetë

Ledri Vula tregon pengun më të madh në jetë

Këngëtari Ledri Vula në një intervistë për “Edicionin Veror” në ABC News ka folur për pengun më të madh në jetë.

I pyetur se për çfarë është penduar në këto 32 vite jetë, Ledri është përgjigjur se pengu i tij më i madh ka lidhje me punën.

“Nëse do isha kthyer më herët në kohë do kisha punuar më shumë,” –është përgjigjur këngëtari, duke shpjeguar se kjo gjë nuk ka lidhje me tregun ndërkombëtar, pasi do të vazhdojë t’i refuzojë ofertat për bashkëpunime me artistë të huaj, njësoj siç bëri me këngëtaren Iggy Azalea, siç ka treguar para disa kohësh Faton Shoshi.

Më tej Ledri është shprehur se ajo që i intereson është karriera në vendet ku ka shqiptarë dhe jo ajo ndërkombëtare. Ledri është ndër artistët më të ndjekur e të pëlqyer, kryesisht nga rinia.

Të fundit