Flash News

KRYESORE

Ledri Vula i preferuari i Ritës, madje edhe i Verës

Ledri Vulën e kemi parë shpesh herë përkrah Rita Orës. Foto të ndryshme dhe madje nëse rikthehemi në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Rita nuk u largua nga Prishtina pa takuar Ledrin.

Një kimi shumë e mirë mes dy këngëtarëve, që shpesh përfliten për ndonjë lidhje të mundshme.

“Jo vetëm Modë” pat zbuluar atëherë se Rita e kishte kërkuar vetë Ledrin në koncert, si i vetmi artist i denjë sipas saj.

Sot, Rita Ora dhe Ledri Vula ishin përsëri bashkë në një koncert, kësaj radhe në Alba Festival në Zyrih të Zvicrës. Dhe Ledri nuk mund të rrinte pa shkrepur një foto me të dhe krahas fotos ka shkruar një emoji zemër.

Po ashtu, Rita i ka komentuar me tre zemra emoji.

E ndërsa Vera, mamaja e Ritës i komenton:

"Ani <3?! Awww"

Çfarë vë në dyshim Vera? Dhe pse në fund i lezetohet dhe shkruan: "Awww"?

Gjithsesi para se të emocionohemi shumë, Ledri ka një të dashur dhe Rita gjithashtu po përflitet për një histori dashurie me Liam Payne.

Të fundit