Flash News

KRYESORE

Ledri Vula për bashkëpunimin me Noizyn: Ka qenë vendimi i duhur

Reperi shumë i dashur nga Kosova Ledri Vula në një intervistë  për “Prive” k folur në lidhje me sukseset e 2017 dhe me projektet që e presin në 2018.

Ledri nuk mund të anashkalonte dhe projektin e përbashkët me Noizyn, të cilët prej vitesh kanë qenë armiq në tregun muzikor, njëri i Baba Stars e tjetri i OTR. Duket se muzika i ka bashkuar dy reperët e famshëm të cilët për hir të artit që bëjnë i kanë  harruar armiqësitë.

Këtë e pohon edhe vet Ledri i cili deklaron ndër të tjera se fansat e përbashkët i bashkuan dhe se pavarësisht armiqësive. “Ka shumë njerëz- deklaroi Ledri- që nuk duan të shikojnë të mirët bashkë, po sa je i mirë ti që nuk do të shikosh dy artistë të mirë bashkë?”

“Është muzika dhe fansat tanë të përbashkët që na lidhën. Këngën e kemi realizuar shumë lehtë, ka qenë e shpejtë dhe e thjeshtë, sa që më ka ardhur keq që u realizua aq shpejtë.”, thotë Ledri.

 

Personazhi i vitit 2017 LEDRI VULA from New News on Vimeo.

Të fundit