Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ledri Vula për marrëdhënien me Rita Orën: Me të do të bëja një film “Fifty Shades of Ledri”
Reperi i njohur, Ledri Vula ishte i vetmi këngëtar i cili mori pjesë në koncertin për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës krah Rita Orës, gjë që bëri të mendohet për një lidhje të mundshme mes tyre.
I ftuar në emisionin “Jo vetëm modë”, Ledri është shprehur se me Rita Orën kanë një raport shoqëror pasi kanë edhe të njëjtën moshë, ndërkohë që ka përmendur edhe shoqërinë me Dua Lipën, për të cilën është shprehur se bën muzikë të mirë.
“I kam shumë shoqe të dyja. Me Ritën jemi një gjeneratë dhe mund të bëj ndonjë bashkëpunim me të, por Dua Lipa është shumë e suksesshme dhe bën muzikë shumë të mirë. Rita e ka lënë anash muzikën dhe po merret edhe me filma. Me të mund të bëja një film “Fifty Shades of Ledri”, ndërsa me Duan do bëja muzikën”, ka thënë këngëtari.