KRYESORE

Legalizimet, emrat e 131 familjarëve që përfitojnë 70% të vlerës që ka prona sot në treg

Janë 130 pronarë të shpronësuar për efekt të procesit të legalizimit që marrin paratë e kompensimit me 5 këste ose reth 70% të vlerës që prona ka sot në treg.

Agjensia e Trajtimit të Pronave njofton se ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 131 kërkesa të cilat përfitojnë këstin e parë, dytë, tretë, katërt dhe të pestë  të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës së miratuar me VKM-në përkatëse.

Fondi për këto familje kap vlerën e rreth 1.5 milionë dollarëve dhe vihet në dispozicion nga Agjensia e Kadastrës. Ligji përcakton që 50% e të ardhurave që arkëtohen nga formalizimi i ndërtimeve pa leje shkojnë për pronarët  e shpronësuar.

Vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

Bashkangjitur kësaj liste janë edhe emrat e pronarëve që përfitojnë  nga skema e pagesës me këste, duke marrë deri në  40% të vlerës që ka prona dhe duke hequr dorë nga pjesa e mbetur.

Agjensia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet  e interesuara se kësti përkatës për secilin përftitues do të jetë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët  në vazhdim.

Ditari politik

Të fundit