Flash News

KRYESORE

Legalizimi i kanabisit? Rama nuk e përjashton: Do vijë dita që do të diskutohet

Legalizimi i kanabisit? Rama nuk e përjashton: Do vijë dita që do

I pyetur për legalizimin e kanabisit edhe në Shqipëri, praktikë që po ndiqet në disa vende të botës, së fundmi edhe në Kanada, Kryeministri Edi Rama tha në emisionin “Zonë e Lirë” se do të vijë dita që kjo të diskutohet edhe në Shqipëri.

“Por, së pari, duhet të mbyllim kapitullin me kanabisin kriminal”, nënvizoi Kryeministri.

“Duhet të kesh kapacitet kontrolli të plotë mbi territorin dhe krimin e  organizuar, betejë që jemi duke e zhvilluar intensivisht. Do të ketë goditje të reja kundër krimit të organizuar dhe mund të vijë dita që të diskutohet edhe në Shqipëri legalizimi, por vetëm në momentin kur të jetë plotësisht i kontrolluar”, – theksoi Kryeministri Rama.

Të fundit