Flash News

KRYESORE

Leganes me super ide, futbolli luhet edhe me Coronavirus

Leganes me super ide, futbolli luhet edhe me Coronavirus
A jetohet pa futboll? E pamundur. Leganes mendon që jo dhe ka gjetur një zgjidhje alternative. Klubi spanjoll ka vendosur të luajë në autonomi të plotë ndeshjen e sotme me Real Valladolidin. Jo në fushë, por në Twitter, duke përdorur hashtagun #QuédateEnCasa, ose shkruajtur në shqip: #unëqëndrojnështëpi. Ndeshja është transmetuar me “cicërima”, duke respektuar normat higjienike që janë transmetuar kudo në media dhe në rrjetet sociale. Lojtarët shkojnë në banjo për të larë duart, futen në zonë duke respektuar largësinë prej një metri nga kundërshtarët dhe në fund të ndeshjes shkojnë në izolim. Ide interesante, kur mendon që njerëzit po humbin durimin dhe nuk rrinë dot në shtëpi.

Të fundit