Legjenda e Anglisë vendos pikat mbi “i”: Messi më i mirë se Ronaldo!

Ish-legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, ka folur në lidhje me Lionel Messin. Anglezi mendon se nuk duhet kritikuar argjentinasi për faktin se nuk ka ndryshuar ekip. Carragher ka respekt për Ronaldon, por mendon se argjentinasi është më lart se portugezi.

“Ai është në një klub të madh. Është futbollisti më i mirë aty, është më i miri në Europë. Zëra të tillë janë kundër një prej më të mirëve, prandaj unë nuk i dëgjoj.

“Fair Play për Ronaldon, por qëndrimi te Barca i Messit nuk është diçka për t’u kritikuar. Mendoj se Ronaldo u largua, pasi ishte gjithmonë pas Messit dhe ai e kuptonte. U tregua i zgjuar”, – tha ai.