Flash News

KRYESORE

Legjenda e futbollit argjentinase: Mesi është i turpshëm, Ronaldo bën diferencën

Legjenda e futbollit argjentinase: Mesi është i turpshëm, Ronaldo

Ish-kapiteni dhe legjenda e Argjentinës, Huan Sebastian Veron nuk i ka pritur mirë paraqitjet e dobta të ekipit në Kampionatin Botëror, aq sa ka shpërthyer në akuza edhe ndaj yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

43-vjeçari shkon më tej duke zgjedhur Kristiano Ronaldon si lojtarin më tumirë në botë. “Mesi nuk është Maradona, ua them sepse kam luajtër përkrah të dyve. Diego ishte një person që të tërhiqem një pikë referimi, ndërsa Mesi jo, është i turpshëm. Ai mund të jetë një lider në një grup të ngushtë por jo në kombëtare.”, shprehet Veron.

Këtu vjen edhe krahasimi me Ronaldon. “ Kristiano është një lojtar që tërheq, është i pranishëm në çdo kundërsulm dhe vrapon si i çmendur. Është i aftë me kokë, driblon dhe gjuan. Mund të them se është kudo. Pas një reflektimi të gjatë do të zgjidhja Ronaldon sepse di të jetë vendimtar.

Ai edhe nëse nuk ka skuadrën që e mbështet, di të jetë vendimtar. Mesi dueht të ketë skuadrën që e mbështet, por për mua ngelet i madh”, ka përfunduar Veron.

Të fundit