Flash News

KRYESORE

Legjenda e futbollit brazilian dërgohet në spital

Legjenda e Brazilit Pele është dërguar në spital pasi ka pasur probleme shëndetësore. 77-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe  fatmirësisht mediat raportojnë se nuk ka asgjë serioze.

Pele, është i vetmi lojtar që ka fituar tre Kupat e Botës. I konsideruar si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, Pele shënoi 1,281 gola në 1,363 ndeshje gjatë karrierës së tij 21-vjeçare, duke përfshirë 77 gola në 91 ndeshje për Brazilin. Legjenda ka kontribuar në fitimin e Kupës Botërore të viteve 1958, 1962 dhe 1970, ku është emëruar nga FIFA si Lojtari i Shekullit.

Të fundit