Flash News

KRYESORE

Legjenda e Holandës: Van Dijk nuk ka shans të fitojë "Topin e Artë"

Legjenda e Holandës: Van Dijk nuk ka shans të fitojë "Topin

Ruud Gullit mendon se Virgil van Dijk nuk ka shans për ta fituar "Topin e Artë". Mbrojtësi i Liverpool-it i ka të gjitha mundësitë për të fituar këtë çmim, por sipas legjendës së futbollit holandez gjërat kanë ndryshuar shumë dhe gjasat janë të vogla.

"Mendoj se Van Dijk nuk do ta fitojë kurrë këtë trofe individual. Ju mund të thoni se Messi nuk e meritoi po ashtu, por ka pak shanse që ta fitojë një mbrojtës. Sacchi ka thënë se Van Dijk nuk mund ta fitojë, sepse me këtë logjikë do e fitonte edhe Baresi", është shprehur Gullit.

Ish-mesfushori ofensiv nuk pret që të ndodhë ndonjë befasi. "Nëse Baresi nuk e ka fituar këtë trofe, pse duhet ta fitojë Van Dijk? Fatkeqësisht këtu nuk po diskutojmë për cilësi, por për shanse. Kështu është në kohët moderne", ka shtuar Gullit.

Të fundit