Flash News

KRYESORE

Legjenda e Italisë mahnitet nga Mancini: Do fitojmë Europianin!

Legjenda e Italisë mahnitet nga Mancini: Do fitojmë Europianin!

Christian Vieri sheh se futbolli italian është rritur. Sipas tij, kjo reflektohet me rivalitetin e madh në Serie A dhe me rritjen e kombëtares axurre. 46-vjeçari është rrëfyer se trajneri Roberto Mancini i ka ndryshuar fytyrën Italisë dhe madje pret një trofe nga skuadra italiane.

"Nuk kam skuadër të preferuar në kampionat. Di që është shumë i bukur, sepse janë tri skuadra që po luftojnë për ta fituar. Kjo nuk ndodhte prej 15 vitesh", ka thënë ish-sulmuesi italian.

"E pëlqej pa masë kombëtaren dhe besoj se mund të fitojmë Europianin. Nuk kam një lojtar të preferuar, por Mancini ka meritën kryesore, sepse ka krijuar një skuadër të madhe. Ai na ka bërë ta dashurojmë sërish kombëtaren, sepse e kishim harruar. Ekipi ka talente dhe lojtarë me eksperiencë".

Të fundit