Flash News

KRYESORE

Legjenda e Juventusit paralajmëron: Kujdes, Napoli po përmirësohet!

Legjenda e Juventusit paralajmëron: Kujdes, Napoli po

San Paolo, Napoli-Juventus, e diel.

Ky është skenari ideal për miliona italianë këtë fundjavë, sidomos ata që e duan futbollin. Një ndeshje epike, për të cilën ka folur ish-mbrojtësi legjendar i "Zonjës së Vjetër", Claudio Gentile.

Sipas tij, fituesi në këtë takim nuk parashikohet dot. "Ju e dini se në futboll mund të ndodhë gjithçka. Shumë herë më ka ndodhur të shikoj ekipe të bindura për fitoren, por në fund e kanë pësuar duke u larguar me kryet poshtë. Napoli është në rritje, e tregon ndeshja me Lazion", ka deklaruar Gentile.

"Kur vjen një trajner i ri si Sarri, me një mentalitet ndryshe, duhet kohë për t'i parë ndryshimet e tij te një skuadër e madhe si Juve. Në ndeshjet e fundit më duket se ka patur disa përmirësime. Rendimenti i skuadrës po ndryshon dhe më vjen mirë", ka shtuar ai.

Të fundit