Flash News

KRYESORE

Legjenda holandeze i del kundër De Jongut: Pason kot majtas e djathtas

Legjenda holandeze i del kundër De Jongut: Pason kot majtas e djathtas

Legjenda e futbollit holandez, Ruud Gullit, mendon se deri tani Frenkie de Jong ka rezultuar dështim te Barcelona. Kjo nuk është hera e parë që ai kritikon mesfushorin e Barcelonës.

"Si dhëndër është i mirë, por si futbollist ende jo", pati deklaruar më parë Gullit. Duket qartë se kampioni i Evropës me portokallinjtë nuk e pëlqen 22-vjeçarin, i cili po luan sezonin e parë si katalanas. Gullit ka theksuar se pret më shumë nga mesfushori i ri, sepse i ka cilësitë.

“Një lojtar si Frenkie duhet të bëjë shumë më mirë. Ai vjen për të marrë një top, bën një kthesë. Pastaj pason majtas ose djathtas. Asgjë tjetër nuk bën. E kritikoj, sepse e di që mund të bëjë më mirë. Frenkie duhet të luajë më mirë. Barcelona e mori për një lojtar të shkëlqyer, por deri tani nuk ka rezultuar i tillë".

Të fundit