Flash News

KRYESORE

Legjenda Pele paralajmëron Brazilin: Kujdes nga Xherdan Shaqiri

Zvicra do ta nis Kupën e Botës “Rusia 2018” ndaj Kombëtares së Brazilit, ndeshje që do të zhvillohet më vonë nga ora 20:00.

Kombëtarja Seleçao shihet si favorit në këtë ndeshje, por as helvetikët nuk hynë në këtë takim pa objektiva.

Për këtë arsye, legjenda braziliane, Pele, ka lajmëruar kombin e tij për rrezikuan që mund t’i vijë nga futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri.

“Sot vendi im nis udhëtimin në Kupën e Botës kundër Zvicrës. “Shaqiri është i rrezikshëm, por skuadra e Brazilit është e fortë dhe e balancuar. Çfarë rezultati parashikoni ju?”, ka shkruar Pele në profilin e tij në Instagram.

Ndërkohë pjesë e formacionit titullarë do të jenë të 4 lojtarët shqiptar; Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

 

Të fundit