Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Legjenda Rustu rezulton pozitiv me koronavirus, gruaja: Jemi tronditur
Rustu Recber ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Ish-portieri legjendar turk, sot 46 vjeç, ka luajtur te Fenerbahce, Besiktas dhe Barcelona. Me Turqinë ai arriti në vendin e tretë të Botërorit 2002.
Sot ai është shtruar në spital pas shfaqjes së simptomave të koronavirusit dhe gjendja e tij nuk është fare e mirë. Këtë e ka zbuluar publikisht gruaja e tij me një postim në rrjetet sociale.
“Jemi tronditur nga simptomat e burrit tim. Testi im ka dalë negativ, ashtu si ai i djalit dhe vajzës sime. Rustu është në spital dhe nuk na lejohet ta shohim. Kjo është pjesa më e vështirë. Zoti është i madh dhe ai është në duart e mjekëve turq. Do të kalojnë edhe këto ditë. Ju lutem, mos i kurseni lutjet tuaja”, ka shkruar ajo.