Flash News

KRYESORE

Legjendat e Kombëtares i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve pranë Liqenit Artificial

Ish-futbollistët e kombëtares sonë të futbollit, Igli Tare, Alban Bushi, Klodian Duro, Altin Haxhi, Foto Strakosha dhe Erion Bogdani i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të bashkisë Erion Veliaj për të mbjellë pemë në pjesën jugore të parkut pranë “Liqenit Artificial”.

Duke i falenderuar për bashkëpunimin, Veliaj tha se mjedisi ka rëndësi primare për një jetë të shëndetshme.

“Kur një kryetar bashkie ose një menaxher qyteti pyetet për asetet, flet për rrugë, për sheshe, për pazare, për shkolla, për ndërtesa. Ndonjëherë e harrojmë se aseti numër një janë njerëzit. Sepse qytete pa bulevard, pa sheshe ka, por qytete pa njerëz nuk ka. Na ka kapur mania për të përdorur gjithmonë makinat që shkaktojnë ndotje, në këtë kazino-kapitalizmin e 30 viteve të fundit, ‘kap ça të kapësh’, pa menduar mendo për natyrën. Por, besoj se po vjen një gjeneratë e re, me çuan dhe goca që duan të merren me sport dhe që po e ndjejnë çështjen e mjedisit”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se do të mbillen rreth 2 milionë pemë.

 “Kur sillemi mirë me mjedisin sigurisht që do të kemi rezultate në kryeqytet”, tha kryebashkiaku.

Të fundit