Flash News

KRYESORE

“Legjendat e xhudos”, CNN i kushton artikull sportistes nga Kosova

“Legjendat e xhudos”, CNN i kushton artikull sportistes nga Kosova

Xhudistja e njohur kosovare, Majlinda Kelmendi, ka tërhequr sërish vëmendjen e medias amerikane “CNN”, për arritjet e saj në sport.

Xhudistja 26-vjeçare është ikona më e njohur e sportit në Kosovë, pasi ishte e para që solli medaljen në një olimpiadë në disiplinën e xhudos.

“CNN” i ka kushtuar një material të zgjeruar talentes nga Peja në rubrikën prestigjioze “Legjendat e xhudos”.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos i ka dhënë me meritë jo pak tituj prestigjiozë dhe ‘Grand Slam-e’, por fitorja më e madhe, siç thotë Majlinda, është përfaqësimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare me simbole zyrtare.

Të fundit