Flash News

KRYESORE

“Legjendë, kthehu sërish”, Duka vendos për të ardhmen De Biazit

“Legjendë, kthehu sërish”, Duka vendos për të

Orët e fundit, në faqen zyrtare të Xhani De Biazit kanë vërshuar komentet e tifozëve shqiptarë, që kërkojnë rikthimin e tij si trajner i Shqipërisë. Megjithatë, presidenti i FSHF-së i ka ‘mbyllur derën’ trajnerit italian. Në emisionin ‘Opinion’, Duka nënvizoi se De Biazi nuk do të rikthehet në krye të përfaqësueses kuqezi, pasi misioni i tij perfundoi.

Kandidati më favorit për të zëvendësuar Panuçin është Edi Reja, qe ka kerkuar kohe deri te premten per te vendosur perfundimisht nese do pranoje te drejtoje Shqiperine. Në listë janë edhe tre trajnerë shqiptarë: Benik Hasi, Ervin Bulku dhe Arjan Peço.

Federata largoi trajnerin Panuçi pas humbjes me Turqine, 2:0 ne Shkoder, nderkohe qe kostoja e shkarkimit eshte rreth 200 mije euro pasi ai nuk ka pranuar te jape doreheqejen.

“Kombëtarja nuk refuzohet”. Profili i kandidatit surprizë që promovon talentet e rinj

Konfirmohet nga Duka; tre trajnerë shqiptarë, kandidat për stolin kuqezi

Të fundit