Flash News

KRYESORE

Legjislatura e re, partitë politike përballen edhe në ‘Facebook’

Pavarësisht se të gjitha televizionet informative dhe RTSH po transmetojnë në kohë reale fjalimet e deputetëve në seancën e radhës të Kuvendit, partitë politike po përpiqen të tërheqin sa më shumë dëgjues dhe për këtë i janë drejtuar ‘Facebook’-ut.

Në faqen e kryeministrit Edi Rama është transmetuar drejtpërdrejt fjala e çdo deputeti dhe ministri të PS. Njësoj ka vepruar edhe PD në faqen e saj zyrtare, ku seanca e Kuvendit po transmetohet direkt.

Fjalimet e deputetëve të LSI-së janë transmetuar gjithashtu në ‘Facebook’ nëpërmjet faqes së kësaj partie.

Kjo paktikë u përdor gjerësisht gjashtë fushatës elektorale, kur liderët politikë publikonin në ‘FB’, çdo takim që zhvillonin në qytete të ndryshme të vendit.

Të fundit