Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mirela Milori
Me lojrat LEGO (copëzat plastike me të cilat fëmijët ndërtojnë figura e lojëra), nuk kam më lidhje. Lidhja ime me to, është shkëputur vite më parë, kur im bir, hoqi dorë prej tyre dhe vendin e legove që i shtypja padashje nëpër shtëpi (e që dhembin shumë kur nuk e ke mendjen), e zunë dinosaurët e mëdhenj, librat me astronautë etj, etj…Por sot m’u kujtuan legot, ose më saktë filmi me titullin LEGO.
Ngjarja e filmit vendoset në një botë në dukje të përsosur, dhe subjekti zhvillohet në përpjekjet titanike të një grushti njerëzish për të shkundur apatinë e “përsosmërisë”. Çdo gjë në këtë film, nga ndërgjegjësimi i ngadaltë i personazheve e deri te fundi i lumtur amerikan, shoqërohet nën kolonën zanore ”Everything it’s aëesome” – “Çdo gjë është përsosmërisht në rregull”.
Nuk e di përse kam ditë që lajmet më duken si vargje të kësaj kënge. Javën e nisëm me një deklaratë tronditëse të ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili na thotë në shqip (gjuhën e tij të tretë ndoshta), se ne kemi një problem të madh, shumë të madh me krimin, se drejtimi i vendit është nën ndikimin e 4 klaneve kriminale, e 20 familjeve mafioze. Kaq tha ambasadori, dhe kori i shqiptarëve që shqipen e ka gjuhë të nënës, nisi pa fund analiza, shfajësime, akuza majtas e djathtas, deklarata e shpjegime, të gjitha si një uturimë, ku flitet, por asgjë nuk kuptohet. Nëpër të, u mor vesh arrestimi i shoferit që nuk iu bind uniformave blu, mbasi goditi makinën e tyre në 18 shtator, dhe disa arrestime të tjera, të bujshme për policinë. Por kaq, java u mbyll siç nisi, me retorikë e kuje nga opozita për lidhjen e qeverisë me krimin, dhe me certifikata online dhe nje teknologji inovatore në marrdhënien qytetar-qeveri, nga ana e ekzekutivit.
Nuk po e quaj ngjarje qëndresën e kryetarit të PD në foltore për orë të tëra dhe ndëshkimin - mosndëshkimin nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, (meqënëse sipas këtij të fundit, Basha është rishtar në parlament).
Po media, do pyesë ciniku i parë që ka shtyrë rreshtat deri këtu në këtë shkrim? Po, edhe media është në të sajën! Nuk raporton dot me emra, sepse gazetarët nga qyteti i heshtur, nuk mund të flasin pasi kanë familje e njerëz nëpër punëra, “analistët” këshillohen njëherë se deri ku mund të flasin, ndërsa ata të vërtetët pa thonjëza, që janë pak e dihet cilët janë, e thanë ç'kishin për të thënë.
Nuk e di si do të reagonte një shoqëri e emancipuar e vitit 2017 për gjithçka më sipër, por jam e bindur që rrugët e çdo vendi perëndimor, do të ishin në protesta e marshime kundër krimit që duket se dublon shtetin në pjesën më të madhe të tij, e kundër atyre që për 27 vjet janë paguar nga taksat tona për të vendosur ligjin e për të garantuar sundimin e tij.
Por kjo mund të ndodhë kudo, në USA, Itali, Francë, edhe Meksikë e Kolumbi, por jo tek ne… sepse ne jemi fiks për kolonën zanore të filmit LEGO, ku secili bën sikur nuk ka ndodhur asgjë shqetësuese, ku të gjithë merren me të gjithë, sepse është stili i kohës, ndërsa personazhi kryesor i filmit - djali i mirë, punëtor, e i buzëqeshur i qytetit, iu mbush mendjen të gjithëvë që “Çdo gjë është përsosmërisht në rregull”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38