Flash News

KRYESORE

Lehtësimi i masave, ministrja Manastirliu tregon kur hapen çerdhet dhe kopshtet

Lehtësimi i masave, ministrja Manastirliu tregon kur hapen çerdhet

Ministra e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, një një komunikim live ka bërë me dije planin e hapjes së masave duke filluar nga data 11 maj deri në 1 qershor.

Sipas planit në tentativë, nëse të dhënat do të jenë të qendrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik, ministrja Manastirliu njoftoi se nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private.

“Duke filluar nga 18 maji shtohen fluturimet për riatdhesimin. Prej 18 majit rihapen edhe galeritë e artit.

Nga e hëna në 18 maj stërvitjet e sportistëve në ambient të hapur mund të lejohen. Do mbetet i mbyllur transporti publik. Nga 1 qershori do hapen kopshtet dhe çerdhet publike.

Protokollet e sigurisë do të bëhen të njohura në ditët në vijim, ku dhe do të ngarkohen për zbatim të gjithë insitucionet përgjegjëse për plotësimin e tyre deri në këtë datë”, tha Manastirliu.

Të fundit