Flash News

KRYESORE

Lehtësimi i masave, nga sot zgjerohet harta e zonave të gjelbra me 19 bashki

Nga sot, hyjnë në fuqi masa të tjera lehtësuese, duke nisur me zgjerimin e hartës së zonave të gjelbra me 19 bashki të tjera.

Këto masa janë marrë sipas autoritetetve pasi numri i të shtruarve në dy spitalet Covid ka rënë ndjeshëm dhe ai i pacientëve të terapi intensive është minimal. Teksa hapet ekonomia, shoqëruar me lehtësimin e lëvizjes, nga sot shërbimi taksi do të lejohet për udhëtimet ndërqytetatëse në të gjithë vendin deri në dy persona, anëtarët të një familjeje.

Po ashtu, të riatdhesuarit që janë me banim në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në banesë.

Kujtojmë se është parashikuar që edhe në dy të hënat e ardhshme të përshkallëzohet lehtësimi i masave.

Të fundit