Flash News

KRYESORE

Lehtësimi i masave/ Pas kopshteve dhe shkollave, Danimarka rihap edhe disa biznese

Lehtësimi i masave/ Pas kopshteve dhe shkollave, Danimarka rihap edhe disa

Të mërkurën, Danimarka ka rihapur çerdhet dhe shkollat fillore, pasi kurba e të infektuarve me koronavirus në këtë vend është në rënie.

Pas këtij hapi Danimarka do të lejojë edhe disa biznese, të tilla si parukeritë, sallonet e bukurisë dhe auto-shkollat, të rihapen nga data 20 prill.

“Askush nuk dëshiron ta mbajë Danimarkën të mbyllur më shumë seç është e nevojshme”, tha kryeministrja Mette Frederikse gjatë një conference për shtyp.

Vendimi vjen pasi disa vende të tjera evropiane, përfshirë Austrinë dhe Gjermaninë, kanë bërë publike masa të ngjashme për dalje nga izolimi.

Edhe pse do të ketë masa të tilla lehtësuese, kjo nuk vlen për kufijtë, restorantet dhe baret që do të mbeten të mbyllura të paktën deri në 10 maj.

Danimarka ka rreth 7,000 të infektuar me koronavirus, ndërsa 321 pacientë atje kanë humbur jetën.

Të fundit