Flash News

KRYESORE

Lehtësimi i masave, Rama: Çfarë na thanë ekspertët gjermanë

Lehtësimi i masave, Rama: Çfarë na thanë ekspertët

Duke folur për lehtësimin e masave, kryeministri Edi Rama ka sqaruar se për strategjinë e hapjes graduale është konsultuar edhe me ekspertë gjermanë. Rama tha se kjo u arritë falë bashkëpunimit me kancelaren Angela Merkel.

Kryeministri nënvizoi, se ekspertët kanë konfirmuar saktësinë e planit të masave në Shqipëri, qoftë edhe për sasinë e testeve të kryera.

“Dje patëm bashkëbisedim falë kancelares gjermane që na vuri në dispozicion me kërkesën time grupin e e ekspertëve gjermanë me në krye institutin gjerman të shëndetit publik dhe po ju them edhe njëherë:

Mos përdorni kot më kot shembuj Gjermania, Suedia e Norvegjia dhe po ju garantoj që edhe me ekspertët gjermanë kemi konfirmuar saktësinë dhe drejtësinë e strategjisë tonë qoftë për hapjen qoftë për testet. Tani jeni bërë të gjithë ekspertë testesh. Në Gjermani nuk bën askush test të atyre që nuk kanë simptoma”, tha Rama.

Të fundit