Flash News

KRYESORE

"Lehtësohet lëvizja për bizneset e lejuara", Rama publikon videon për procedurën

"Lehtësohet lëvizja për bizneset e lejuara", Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, përmes të cilës sqaron procedurën mbi lehtësimin e lëvizjes për bizneset e lejuara.

Sipas Ramës, është gati leja e qarkullimi sipas nevojës së subjekteve, që ofrojnë shërbim 24/24.

“Lehtësohet lëvizja për bizneset e lejuara! Gati “leje qarkullimi sipas nevojës së subjekteve” në www.e-albania.al

Tre seksione të dedikuara sipas profilit të biznesit, për:

Transport për stafin me autobusë ose furgona

Leje-dalje për të marrë shërbime private dhe publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare: 05.00-17.30

Leje e veçantë për bizneset që ofrojnë shërbim 24/24

Kujdes! abuzimi me aplikimet për leje duke zgjedhur seksionin që nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin tuaj, sjell bllokimin e biznesit tuaj në sistem.

Ndiqni videon orientuese për procedurën dhe të gjitha paqartësitë”, shkruan Rama.

Të fundit