Flash News

KRYESORE

Leipzig nuk i mposht dot "Aspirinat", janë -3 pikë nga Bayern

Leipzig nuk i mposht dot "Aspirinat", janë -3 pikë nga

Leipzig dhe Bayer Leverkusen sot nuk arritën më shumë se një barazim 1-1. Djemtë e Nagelsmann luajtën përballë një ekipi në formë fantastike.

Vendasit tani e shohin veten -3 pikë nga Bayern kryesues. Golat e takimit u shënuan në pjesën e parë. “Aspirinat” kaluan të parët në avantazh me anësorin Bailey, i asistuar nga Havertz në minutën e 29-të.

Leipzig reagoi shpejt dhe gjeti golin e barazimit pas tre minutash. Schick kërceu shumë lart dhe shtangu "Aspirinat". Të dyja skuadrën luftuan fort për pjesën e mbetur të lojës, por nuk ia dolën të krijonin shumë raste.

Leipzig, sidoqoftë, vijon garën e fortë me dy rivalët e drejtpërdrejtë, Bayern dhe Borussia Dortmund. Bundesliga është gjithmonë interesante!

Të fundit