Flash News

KRYESORE

Leja e ajrosjes, moti i keq ‘tkurr’ lëvizjet e gjyshërve në rrugët e Tiranës

Ndërsa këtë fundjavë është zgjeruar nga një, në dy ditë fasha orare për ajrosje të pensionistëve, duket se moti i keq i shoqëruar me reshje shiu u ka prishur planet.

Siç duket edhe nga këto imazhe, lëvizja e moshave të treta, të cilët janë lejuar të dalin deri në orën 10.00, është më e reduktuar se javët e shkuara, kur moti ishte më i favorshëm.

Sot, veç maskave, në duart e pensionistëve janë shtuar edhe çadrat e shiut.

Sipas urdhrit të autoriteteve shtetërore, pas orës 11.30 sot lejohen edhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç, leje që zgjat deri në 17:30.

Po ashtu, sot do të qëndrojnë të hapura edhe furrat e bukës, ushqimoret dhe farmacitë.

[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/05/video-1588404218.mp4"][/video]

Të fundit