Flash News

KRYESORE

Lejet ndërkombëtare të drejtimit me vlefshmëri 3 vjet, nga data 1 shkurt

Lejet ndërkombëtare të drejtimit me vlefshmëri 3 vjet, nga

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka komunikuar se që nga data 1 shkurt 2019, do të lëshohen leje drejtimi ndërkombëtare me vlefshmëri 3 vjet. Bëhet me dije se nuk rritet tarifa aktuale e lejes.

Leja ndërkombëtare e drejtimit jepej me vlefshmëri 1-2 vjeçare. Gjithashtu, ky institucion ka vendosur edhe dhënien e lejeve ndërkombëtare të qarkullimit, për të gjitha automjetet, me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të lejes.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor thotë se kjo masë është lehtësim i madh, kursim kohe dhe parash për ata që paraqiteshin në sportele çdo 1 vit.

Të fundit