Flash News

KRYESORE

“Lejet për resorte përfunduan në vila që shiten për qytetarët”

“Lejet për resorte përfunduan në vila që shiten

Sezoni turistik ndodhet në pikun e pushuesve dhe vizitorëve të huaj e vendas ndërsa vërehet një shtim i turistëve të huaj që vijnë më chartera. Operatorët e Agjencive të mëdha turistike në vend vlerësojnë  se ky vit ka pasur një rritje të turistëve të huaj dhe pushuesve. Megjithatë mungesa e një politike agresive ndaj vendeve të rajonit për thithjen e turistëve të huaj dhe po ashtu mungesa e resorteve për turistët me peshë mbeten shqetësime në punën e tyre. Ende vendi ynë nuk ka resorte të mëdha turistike, ndërsa ato të ndërtuara për këtë qëllim kanë përfunduar duke shitur vila apo apartamente pa plotësuar nevojat e industrisë së turizmit.

Sezoni turistik ndodhet në pikun e tij të frekuentimeve dhe pritjes së vizitorëve të huaj, por për operatorët turistike shqetësimet për zhvillimin e kësaj industrie mbetet të njëjtat.

Agjencitë turistike vlerësojnë se numri i turistëve, kryesisht të huaj, është rritur ndjeshëm por kërkohet një politikë agresive për turizmin përballë asaj që ofrojnë vendet e rajonit.

Besnik Vathi: Për të zhvilluar turizmin duhet se s’bën të bëhet një politikë më agresive për tu barazuar me rajonin. Jo vetëm thjesht në një taksë TVSH-je që u bë, por edhe për tu barazuar me rajonin edhe në konkurencën me faktorët e tjerë. Kemi aeroportin më të shtrenjtë në rajon, rajoni ofron incentivë, plazhe. Ne urbanizuam qendrat e qyteteve, por nëse diskutojmë plazhet ato akoma mbeten rrëmujë urbanistike.

E pamundur konsiderohet mundësia për të zhvilluar turizmin elitar, pra pritjen e turistëve me peshë në Shqipëri, thotë  Besnik Vathi.

Sipas tij vërtetë mungojnë resortet e mëdha, por shqetësues mbetet fakti se edhe ato resortet e ndërtuar për këtë qëllim janë përkthyer në apartamente apo vila që u shitën për qytetarët duke mos plotësuar nevojën që ka tregu.

Besnik Vathi: Ndërtohen hotele, ku gjysma janë apartamente që i kanë blerë qytetarë të huaj apo shqiptarë dhe gjysma jepet hotel. Kjo e bën të pamundur shfrytëzimin si resort të këtij kompleksi. U bënë para 15-20 vitesh që u dha plazhi i Durrësit në formë fshatrash turistikë dhe u kthyen të gjitha zona rezidenciale duke u shitur si apartamente. Ndërkohë që të gjitha u dhanë si licenca për fshatra turistikë, asnjë nuk përfundoi e tillë. E njëjta gjë po ndodh dhe tani.

Ndërsa pritet që ulja e taksës së TVSH për akomodimin të japë efekte pozitive për investime në sektorin e turizmi, një plan i detajuar për zhvillimin e këtij sektori në katër vitet e ardhshme do të detajohet nga qeveria Rama 2 në shtator.Ora News

Të fundit