Flash News

KRYESORE

"Lejo priftërinjtë të kenë dashnorë!", thirrja e Presidentit të Filipineve ndaj Kishës Katolike

"Lejo priftërinjtë të kenë dashnorë!",

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte i ka bërë thirrje Kishës Katolike të lejojë priftërinjtë të kenë dashnorë.

Në fjalimin gjatë ceremonisë në një shkollë pranë kryeqytetit Manila, Duterte tha se shumica e priftërinjve janë homoseksualë, duke ripërmendur një pretendim të mëparshëm se 'gati 90 për qind' e klerit janë homoseksualë".

"Vetëm unë mund të them se peshkopët janë bijtë e b... të mallkuar. Kjo është e vërtetë. Shumica e tyre janë homoseksualë",tha ai, ndërsa shtoi më tej: "Duhet të jenë të hapur, të anulojnë beqarinë dhe të lejojnë që të kenë dashnorë".

Duterte, i cili është një praktikues katolik, ka folur hapur për abuzimin në fëmijërinë e tij në duart e një prifti.

Të fundit