Flash News

KRYESORE

Lejoi kalimin e mjeteve kontrabandë, arrestohet doganieri dhe tre të tjerë

Lejoi kalimin e mjeteve kontrabandë, arrestohet doganieri dhe tre të

Një doganier dhe tre persona të tjerë janë arrestuare për “Shpërdorim detyre” pasi lejuan kalimin e 4 mjeteve me mall të dyshuar kontrabandë, pa ushtruar kontrollin përkatës, shtetasi Lulzim Kodra,  59 vjeç, banues në Sovjan Maliq.

Gjithashtu janë arrestuar edhe 3 shtetas të tjerë si dhe 1 shpallet në kërkim, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, shtetasit me inicialet:

R.Sh, 29 vjeç,

  1. M 23 vjeç,
  2. V, 45 vjeç,

Është shpallur në kërkim shtetasi G.M, 29 vjeç, banues në Bilisht Devoll.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në Bilisht, me mjetet e tyre respektive në të cilat iu gjetën të ngarkuara mallra të dyshuara kontrabandë (fruta të thata) të cilat kanë kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës ku shtetasi L.K, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke mos zbatuar procedurat e kontrollit të këtyre mjeteve.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 248 e 174 të Kodit Penal.

Të fundit