Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Lejoi ndërtimin e 31 subjekteve në Spille, IKMT kallëzon kryebashkiakun e PDIU-së
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka kallëzuar në Prokurori kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, Beqir Nuredin. Nuredini hetohej për abuzime me pronat në bregdetin e Spillesë, duke lejuar ndërtimin e 31 subjekteve.
Kujtojmë që Nuredini doli fitues në zgjedhjet e vitit 2015, kur PDIU ishte në koalicion me socialistët.
Deklarata e IKMT:
Kallëzimi nga IKMT vjen vetëm pak ditë pas nisjes së aksionit për shembjen e objekteve në këtë zonë, por hasi në kundërshtimin e pronarëve të objekteve që janë ndërtuar. Ata deklarojnë se kanë marrë leje për të ushtruar aktivitetin në zonën bregdetare. Pas verifikimeve, IKMT vendosi që të kallëzojë penalisht kryebashkiakun.
Në muajin shkurt, Nuredinit iu bllokua pasaporta në kuadër të hetimeve për abuzimet me pronat në bregdet në zonën e Spillesë. Nuredini u zgjodh kryetar i Bashkisë në Rrogozhinë si përfaqësues i PDIU, nën siglën e koalicionit ASHE në zgjedhjet e vitit 2015.