Flash News

KRYESORE

Leksione nga një londineze në Paris: Si të vishni një triko të thurur

Londinezja e kthyer në parisiene Rue Rodier ka dhënë disa nga këshillat e saj të modës parisiene direkt e nga kryeqyteti francez. Rue është fotografe, influencer por edhe shkruan, ndaj këshilla nga ajo s`na vijnë hiq për keq.

Kësaj radhe, duke qenë se jemi edhe në stinën kur i ftohti bëhet gjithnjë e më i acartë, ka dhënë këshilla se si mund të vishet një triko e thurur me bazë stilin francez.

Më poshtë mund ta vëreni lehtësisht se sa bukur do dukeni nëse ndiqni disa prej ideve të londinezo-parisienes:

Vendosni një rrip në bel

Vishni trikot e thurura që vijnë të gjëra, komode dhe me pulla

Zgjidhni një triko të thurur që ka punime delikate ose ndonjë dekor

Vishni pallton me një triko të thurur poshtë, të cilën mund ta fusni në pantallona ose fund dhe ta lini lirshëm

Dhe si "crop" nuk ngjan aspak keq

Të fundit