Flash News

KRYESORE

Lëkundet sërish Greqia, tërmet me magnitudë 5.3 ballë në ishullin Kretë

Lëkundet sërish Greqia, tërmet me magnitudë 5.3 ballë

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter ka tronditur banorët e ishullit Gavdos, në jug-lindje të Kretës.

Tërmeti është regjistruar 30 minuta pas mesnate dhe epiqendra e tij ishte në zonën detare 426 km në jug të Athinës, në një thellësi prej 8 km. Lëkundjet sizmike janë ndjerë pothuajse në të gjithë ishullin e Kretës, duke shqetësuar banorët.

Sizmologët theksojnë se kjo lëkundje nuk ka asnjë lidhje me tërmetet që goditën ishullin Kos, një prej të cilëve me magnitudë 6.4 ballë, shkaktoi vdekjen e dy personave dhe plagosjen e rreth 100 të tjerëve.

Të fundit