Flash News

KRYESORE

Lëkundje të forta tërmeti në jug të vendit

Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:50 janë regjistruar lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë. Sipas Institutit të Gjeoshkencës lëkundjet e tërmetit ishin me magnitutë 4.2, me epiqendër 2.7 kilometër në perëndim të Himarës.

Sipas informacioneve të para nuk ka të lënduar e ndërsa nuk dihet nëse ka pasur dëme materiale.

Banorët kanë përjetuar momente paniku, të cilët në shpejtësi kanë lënë banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë.

Ndërkohë tërmeti është regjistruar dhe në faqen e huaj CSEM EMSC e cila jep në kohë reale tërmetet në të gjithë botën.

Të fundit