Flash News

KRYESORE

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra pranë gjirit të Lalzit

Sipas Qendrës Europiane Sizmiologjike, një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme rreth orës 21:05 në Shqipëri. Lëkundjet janë ndjerë pjesërisht në disa zona.

Epiqendra ishte në detin Adriatik, rreth 31 km nga Tirana. Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3 dhe me thellësi 27 km.

Instituti i Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit bën të ditur se epiqendra ka qenë pranë gjirit të Lalzit.

Të fundit