Flash News

KRYESORE

Lëkundjet e fundit, sizmiologu: Pasgoditjet janë normale, në Tiranë s’ka nevojë për panik

Lëkundjet e fundit, sizmiologu: Pasgoditjet janë normale, në

Sizmiologu Rrapo Ormeni sqaron se tërmeti i sotëm 5.1 ballë dhe po ashtu a i djeshmi 5.3 ballë i shkallës rihter është një proces normal, pasgoditje të tërmetit të fuqishëm të së martës.

Në një lidhje telefonike për “News24”, sizmologu tha se qytetarët e Tiranës nuk duhet të shqetësohen, sidomos ata që janë në Tiranë.

Lëkundja e fundit ishte një pasgoditje. Janë regjistruar deri më tani rreth 830 pasgoditje, është një numër i madh për faktin se ishte një tërmet i fortë me magnitudë 6.3. Ky lloj tërmeti do të ketë edhe disa pasgoditje të dallueshme, si ajo e djeshmja dhe kjo e sotmja me magnitudë 5 të shkallës Rihter.

Këto janë pasgoditje normale, sepse tërmeti ishte shumë i fortë. Aq më tepër, paniku në Tiranë nuk ka asnjë arsye, sepse goditja nga atje deri këtu, nuk shkakton dëmtime në banesat që nuk kanë dëmtime, vjen shumë herë më i vogël efekti.

Ky nivel magnitude nuk sjell shembje ndërtese. Pasgoditjet zgjasin pak sekonda. Në Tiranë nuk ka asnjë lloj arsyeje që njerëzit të dalin nga shtëpitë”, tha Ormeni./BW

Të fundit