Flash News

KRYESORE

Lëkura e peshkut ndihmon në trajtimin e djegieve të rënda

E dinit që lëkura e peshkut ka superfuqi? Këtë e ka zbuluar një grua edhe pse në një rrugë të dhimbshme.  Maria Ines Candido Da Silva ka aplikuar lëkuren e peshkut pasi pësoi një djegie të tmerrshme të krahëve të saj, të qafës dhe fytyrës, pas shpërthimit të një bombule gazi në shtëpinë e saj.Mjekët i veshën plagët e saj me lëkuren e një lloji peshku të quajtur Tilapia, një terapi e re e cila është provuar që redukton ndjeshëm djegiet.

36-vjeçarja nga Brazili tha: “Shpërthimi më la me lëndime të tmerrshme. Unë kam qenë në agoni absolute dhe e dëshpëruar për të gjeutr çdo gjë për të lehtësuar vuajtjet e mia. Kur mjekët sugjeruan për të vënë lëkurën e peshkut në plagët e mia mendova se ishte një ide me të vërtetë e çuditshme. Por ndryshova mendim kur doktorët më thanë se do të ishte shumë më pak e dhimbshme se sa trajtimi normal dhe më i lehtë për t’u menaxhuar. Ishte një eksperiencë me të vërtetë e çuditshme. U ndjeva sikur isha në një film “sci-fi” kur lëkura e peshkut Tilapia ishte duke u vendosur në trupin tim. Në fillim lëkura e peshkut ndihej me të vërtetë e ftohtë, por pas pak kohësh unë nuk ndjeja më dhimbje.

Në Tetor, Maria ishte një nga pacientët e parë që u trajtua me këtë procedurë si pjesë e projektit pilot “IJF Burns Unit”.

Mjekët kanë punuar këtë projekt pilot për më shumë se dy vjet dhe shpresojnë që ta lançojnë atë në të gjithë botën në të ardhmen e afërt.

Burimi: uk.news.yahoo.com

Të fundit